LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet grupi që merrej me falsifikimin e diplomave shkollore

Arrestohet grupi që merrej me falsifikimin e diplomave shkollore

Tetë persona që merreshin me falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme dhe aftësimit profesional, kanë rënë në duart e autoriteteve të rendit.

Prokurori nga Prizreni, Petrit Kryeziu, për Klan Kosova tregoi se ky grup që ka vepruar në masë të madhe në Kosovë, në bashkëpunim me njëri tjetrin ka kryer vepra penale te falsifikimit të dokumenteve të lartcekura.


“Ky është një hetim që është nisur me dy persona, por gjate hetimeve kanë dalë edhe të tjerët dhe kemi arritur t’i kapim në flagrancë. Bëhet fjale për falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme dhe të aftësimit profesional”.

Për të arritur deri tek kapja e tyre, Kryeziu tregoi se janë infiltruar brenda grupeve duke blerë diploma në fjalë që kanë kushtuar me nga 500 dhe 1500 euro,por që kanë pasur prova edhe për qytetarë që kanë blerë diplomë edhe me çmim deri në 2000 euro.

“Qytetarët janë pajisur me diploma duke menduar se janë origjinale, por në fakt ato kanë qenë të falsifikuara. Për ata që kanë arritur t’i përdorin këto dokumente  dhe që kanë qenë në dijeni se janë false e janë punësuar, ne kemi hapur rastin”, tha Kryeziu.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori