LAJMI I FUNDIT:

Klubet angleze shpresojnë në rikthimin e tifozëve në stadiume

Klubet angleze shpresojnë në rikthimin e tifozëve në stadiume

Klubet besojnë se tifozët mund të lejohen të kthehen në stadiume për fillimin e sezonit 2020/21 të Ligës Premier.

Sezoni aktual i Ligës Premier do të rikthehet më 17 qershor, por të gjitha ndeshjet do të jenë pas dyerve të mbyllura, me vetëm 300 persona nga stafi, zyrtarët dhe transmetuesit e lejuar në terren.


Sipas The Mirror, gjërat mund të ndryshojnë në shtator, me klubet që thuhet se janë optimistë se tifozët do të lejohen të rikthehen për fillimin e sezonit të ardhshëm me numra ‘të ulur’ dhe distancës sociale.

Zyrtare: Liga Premier miraton dy ndryshime të mëdha për vazhdimin e sezonit 2019/20
Lexo po ashtu Zyrtare: Liga Premier miraton dy ndryshime të mëdha për vazhdimin e sezonit 2019/20

Ideja është që rikthimi i tifozëve të bëhet në faza dhe përderisa nuk është diskutuar zyrtarisht në takimet javore, ekziston një besim në rritje se mund të ndodhë.

Duke folur për Sky Sports javën e kaluar, shefi ekzekutiv i ligës, Richard Masters, foli për tifozët që kthehen për sezonin 2020/21.

“Askush nuk e di se kur ndeshjet do të largohen nga modeli i dyerve të mbyllura”.

“Natyrisht, është e drejtë që të kemi plane emergjente, por ka optimizëm në Ligën Premier dhe në klube që ne do të fillojmë t’i shohim tifozët përsëri në stadiume sezonin e ardhshëm, dhe kjo mund të ndodhë në faza”, ka thënë Masters. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori