LAJMI I FUNDIT:

Kompania e ujësjellësit në Prizren kërkon nga konsumatorët të paguajnë faturat

Kompania e ujësjellësit në Prizren kërkon nga konsumatorët të paguajnë faturat
Foto: Arkiv

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga të gjithë konsumatorët që t’u përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet e ujësjellësit.

KRU “Hidroregjioni Jugor” thekson se pagesa e faturave të rregullta mujore do të ndikoj direkt në kualitetin e shërbimeve që do të ofrohen  dhe në investime afatgjate.

Në njoftim thuhet se kompania do të fillojë me aktivitetet e saja  në teren, për inkasimin e faturave të pa paguara të ujësjellësit nga konsumatorët:


Do të dërgoj vërejtje për konsumatorët që kanë borxh mbi 100 euro (vërejtje për përmbarim), nga inspektorati i Kompanisë në të gjitha njësit operative Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash.

Do të fillojë dërgimi i rasteve në përmbarim i  konsumatorëve që nuk iu kanë përmbajtur kontratës për pagesën e  borxhit me këste.

Do të dërgohen në përmbarim konsumatorët të cilët kanë borxh mbi 100 euro, e të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë për pagesën e borxhit me këste.

Do të fillojë edhe ç’kyçjen nga rrjeti ujësjellësit për konsumatorët keqpërdorues të ujit dhe atyre që nuk paguajnë për një kohë të gjatë.

“Prandaj, për të evituar pasojat e lartcekura, kompania jonë me mirëkuptim kërkon nga ju konsumatorë, që të paguani faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha arkat e kompanisë, në llogaritë bankare të shënuara në faturë, në zyrat e postës dhe Western Union”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori