LAJMI I FUNDIT:

Në Kumanovë 12 raste me coronavirus, prej të cilëve 10 janë në Likovë

Në Kumanovë 12 raste me coronavirus, prej të cilëve 10 janë në Likovë

Nga gjithsej 12 pacientë të regjistruar nga Qendra për Shëndet Publik Kumanovë si të infektuar me coronavirus në 24 orët e fundit, 10 janë nga Komuna e Likovës, dy janë nga Komuna e Kumanovës, informoi drejtori i institucionit shëndetësor Arif Latifi. Ai tha se pacienti i ndjerë, 71-vjeçar, është nga Komuna e Likovës.

“Testet janë intensive, merren mostrat, ekipet emergjente janë në terren. Deri më tani, ka rreth 50 raste aktive nga gjithsej 114 raste në rajonin e Likovës. Pacientët janë nga grupime të njohura. Për dallim nga Kumanova, Likova ka lidhje familjare më intensive. Mund të ketë katër deri në pesë shtëpi në një oborr, oborret janë të lidhura, gjë që kontribuon në përhapjen e virusit”, tha Latifi.

Komuna e Likovës informon se çdo ditë mblidhet Shtabi i Krizës Komunal, bisedohet me të gjithë aktorët e bashkësisë lokale me veprimet e tyre për të kontribuar në rritjen e vetëdijes midis popullatës për të respektuar masat, përfshirë imamët e xhamive dhe me përfaqësuesit e bashkësive lokale./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori