Ankthi e stresi kanë qenë dy nga problemet të cilat i kanë pasur qytetarët e Kosovës, të cilët kanë kërkuar ndihmë në Linjën për Ndihmë Psikologjike për COVID-19, e cila është hapur dhe operon tash e një muaj në Ministrinë e Shëndetësisë.
Njëra nga koordinatoret e Linjës për Ndihmë Psikologjike, Gresa Selmani, gjatë intervistës për Telegrafin ka thënë se këtë linja është funksionalizu si rezultat i bashkëpunimit të departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ku të gjithë vulletarët e angazhuar në Linjë janë psikologë të diplomuar në studimet e nivelit master, ose bachelor dhe absolventë të psikologjisë.
“Linja jonë nuk merret me diagnoza ose përshkrimin e medikamenteve ose me diagnoza, por është ndihmë e parë psikologjike që i ndihmon qytetarët të tejkalojnë problemet e tyre”, shpjegon Selmani.
Ajo tha po ashtu se deri më tani janë regjistruar deri në 1 mijë e 110 thirrje në të cilat janë dhënë mijëra këshilla të ndryshme, gjithmonë duke e pasur për qëllim ndihmën që qytetarët ta tejkalojnë më së miri kalimin e kësaj periudhe me anë të ushtrimeve e teknikave të ndryshme.
Ndërkaq, psikologu klinik, Visar Sadiku ka thënë për Telegrafin se gjatë periudhës së pandemisë ka vërejtur një numër më të madh të pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë.
Sadiku tha se shqetësimet e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet, por kryesisht ka pasur nga ata të cilët kishin probleme dhe nevojë për ndihmë edhe më herët.
“ankesat më të shpeshta kanë qenë problemet që kanë të bëjnë me mendimet për shqetësime që kanë të bëjnë me shëndetin, që ndryshe i referohemi si ankthi shëndetësor. Ankthi shëndetësor ka qenë ankesa më e shpeshtë që e kemi prnuar edhe në formë të shkruar edhe në formë të thirrjeve telefonike. Problemet më të mëdha kanë hasur kategoria e cila ka pasur paraprakisht probleme psikologjike”, tha Sadiku për Telegrafin.
Sipas Sadikut, qytetarëve do tu duhet një kohë e caktuar për tu riintegruar, kurse shtoi se personat që më së shumti mund të hasin në probleme janë ata të cilët stigmatizohen për shkak se kanë qenë të infektuar me COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'