LAJMI I FUNDIT:

Rina Balaj zbulon bisedën me babanë e saj në WhatsApp, i kërkoi të mos e shikonte klipin e ri me skena provokuese

Rina Balaj zbulon bisedën me babanë e saj në WhatsApp, i kërkoi të mos e shikonte klipin e ri me skena provokuese

Reperët Rina Balaj dhe Sin Boy, kanë prezantuar së fundmi për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Sari” titullohet kënga e re e çiftit, muzikën dhe tekstin e së cilës dyshja i kanë realizuar vet.

Klipi i këngës i cili është realizuar në Shqipëri nga MAX Production, e sjell Rinën në disa skena mjaft atraktive dhe provokuese.


Në njërën prej tyre ajo shfaqet në pishinë me bikini, teksa vë në pah fizikun duke interpretuar këngën e saj të re.

Mes shumë komplimenteve që ka marrë për projektin e ri, Rina ka ndarë me ndjekësit në Instagram edhe një pjesë nga biseda e bërë me babanë e saj pas daljes së klipit në YouTube.

Rina Balaj me skena provokuese në klipin e ri “Sari” (Foto: AlphapopOriginal/YouTube)

Nga biseda e bërë në WhatsApp shihet se reperja nga Istogu e ka njoftuar babanë se klipi i saj i ri është publikuar, duke i sugjeruar mos ta shikojë shkaku i skenave provokuese.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dhe babai i reperes i përgjigjet duke i thënë se ajo nuk duhet të bëjë klipe, të cilat ai të mos mund t’i shoh.

Foto: Rina Balaj/InstaStory

Sigurisht që gjithçka duket të jetë bërë me doza të humorit, pasi prindërit e Rinës janë të vetëdijshme që paraqitjet e tilla provokuese, janë pjesë e skenës. /Telegrafi/

Rina Balaj me skena provokuese në klipin e ri “Sari” (Foto: AlphapopOriginal/YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Magazina

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Magazina
Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Magazina
Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Magazina
Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Magazina
Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

Magazina
Kalo në kategori