LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj debaton me Selimin: Vetëvendosje po punon me dy standarde

Mushkolaj debaton me Selimin: Vetëvendosje po punon me dy standarde

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, Rexhep Selimi ka debatuar me Imer Mushkolajn për tubimin e ditës së sotme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mushkolaj ka thënë se ky tubim nuk është organizuar jo rastësisht në prag të vendimit të Gjykatës kushtetuese, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë se edhe heqja e masave kufizuese para datës 1 qershor nuk është bërë në mënyrë të  rastësishme.

“Për mua është e pakuptueshme se si është e mundur të bëjë të grumbullohen në një vend 5,000 veta të protestojë e nuk lejohet gastronomia, nuk lejohen shkollat apo çerdhet”, ka thënë Mushkolaj.

Analisti ka kritikuar edhe mbledhjen e vonshme të qeverisë për të lejuar tubimet publike.

“Po e kritikoj lojën me dy standarde. Bën të mblidhen qytetarët të protestojnë e nuk bënë disa fusha tjera të rëndësishme të funksionojnë”, ka shtuar Mushkolaj.

Nga ana tjetër Selimi ka thënë se e konfirmon që tubimi ishte mirë i menduar dhe organizuar.

Ai thotë se megjithatë vendimet për tubime janë marrë me pëlqimin e IKSHPK-së.

“Së shpejti do të hapen edhe gastronomia, shkollat e çerdhet”, ka thënë Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori