Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë se idea që prej pushtetit me e përmbys shtetin është ide dhe praktikë millosheviqiane.
Syla u ka bërë thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, që mos të mbështesin ide te tilla që sipas tij çojnë në vëllavrasje, transmeton Telegrafi.
“Breza e breza kanë luftu që një ditë me ardh liria. Idea që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane. Ju bëj thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të LVV, të cilët me mundin e sakrificën e tyre janë pjesë e historisë më të re të popullit tonë, para dhe gjatë Luftës Çlirimtare, por dhe pas lufte në shtetndërtim; të mos përkrahin ide të tilla që çojnë në vëllavrasje”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Syla ka thënë se toka është ende e njomë prej gjakut të mijëra liridashësve tanë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251