LAJMI I FUNDIT:

Newcastle hap zyrtarisht bisedimet për Coutinhon

Newcastle hap zyrtarisht bisedimet për Coutinhon

Philippe Coutinho duket i sigurt se do të largohet nga Barcelona këtë verë dhe Newcastle United tashmë ka folur me të në lidhje me një transferim.

Sipas mediumit El Mundo Deportivo, Magpies tashmë kanë hapur zyrtarisht negociatat për të transferuar yllin brazilian nga Barcelona.


Madje pretendohet se Newcastle, klubi i cili shpreson ta mbyll shitjen tek familja mbretërore saudite në javët e ardhshme, dëshirojnë që Mauricio Pochettino, i cili mori Coutinhon te Espanyol – të zëvendësojë trajnerin aktual Steve Bruce.

Yjet që mund të largohen nga Camp Nou: Coutinho, Griezmann e disa të tjerë për t’i bërë vend Lautaros
Lexo po ashtu Yjet që mund të largohen nga Camp Nou: Coutinho, Griezmann e disa të tjerë për t’i bërë vend Lautaros

Raporti pretendon se si Pochettino ashtu edhe ish-trajneri Rafael Benitez kanë dhënë miratimin e tyre për ndonjë marrëveshje për Coutinhon.

Philippe Coutinho (Foto: FC Bayern Munich English/Twitter)

Bayern Munich, ku Coutinho është i huazuar nga Barcelona ka një mundësi për ta blerë atë për 120 milionë euro në fund të sezonit, por raporte të shumta sugjerojnë se kjo nuk do të ushtrohet.

Barcelona thuhet se është e prirur ta shesë ish-yllin e Liverpoolit këtë vit për të mbledhur fonde jetike, ndërsa lojtari thuhet se ka shumë pak interes për t’u rikthyer te Inter ose për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain.

Sheikët e Newcastle synojnë Coutinhon si nënshkrimin e tyre të parë të madh
Lexo po ashtu Sheikët e Newcastle synojnë Coutinhon si nënshkrimin e tyre të parë të madh

Coutinho thuhet se në vend të kësaj është i interesuar për një transferim në Angli apo më saktë një rikthim në Ligën Premier.

Braziliani shënoi 21 gola në 76 paraqitje te Barcelona pasi u transferua për 160 milionë euro nga Reds në janar të vitit 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori