LAJMI I FUNDIT:

Yjet që mund të largohen nga Camp Nou: Coutinho, Griezmann e disa të tjerë për t’i bërë vend Lautaros

Yjet që mund të largohen nga Camp Nou: Coutinho, Griezmann e disa të tjerë për t’i bërë vend Lautaros

Barcelona është vënë pas Lautaro Martinezit, por klubi duhet të shesë disa lojtarë që të arrijë tek argjentinasi.

Fillimisht katalanasit duket se kanë hequr nga Neymar dhe Martinez mbetet synimi numër një.


Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë prej 111 milionë eurove që skadon më 15 korrik.

Siç është zbuluar tashmë nga Goal.com, Blaugranat do të dëshironin edhe një shkëmbim mes Nelson Semedon dhe Joao Cancelos së Manchester Cityt, por me këtë të fundit që do të dërgohej tek Interi në mënyrë që të zvogëlojnë shpenzimet për Martinezin.

Sidoqoftë, Barca duhet të të mbledhë sa më shumë fonde për afatin kalimtar veror dhe shumë lojtarë janë vënë në shitje, ndërsa vetëm tre e kanë të sigurt qëndrimin.

Bëhet fjalë për Lionel Messin, Frenkie de Jongun dhe Marc-Andre ter Stegenin.

Kjo do të thotë se emra si Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann, mund të shiten nga Josep Maria Bartomeu.

Barca do të dëgjonte çdo ofertë për Griezmann në sillet rreth 120 milionë euro aq sa paguan te Atletico për shërbimet e tij.

Sa i përket Dembele, nuk mohohet që ai është akoma një lojtar me potencial shumë të madh, por 23-vjeçari ka shumë dëmtime dhe Barca është e gatshme të shkurtojë humbjet e tyre për francezin e blerë nga Borussia Dortmund në vitin 2017 për 105 milionë euro.

Samuel Umtiti gjithashtu është një çështje në dy vitet e fundit. Klubet nuk kanë dëshirë ta marrin edhe pse Barca janë të gatshëm ta lënë të largohet.

Sigurisht, objektivi kryesor i Barcës për sa i përket largimeve gjatë kësaj vere është blerja e tyre rekord, Philippe Coutinho.

Braziliani është në huazim te Bayern Munich, klub që ka vendosur të mos e blejë.  Barça lutet që ndonjë klub nga Liga Premier të bëjë ofertë për ish- yllin e Liverpoolit.

Blaugrana janë të gatshëm ta shesin për gjysmën e çmimit të blerë prej 160 milionë euro.

Klubi duhet t’i ketë mbledhë 40 milionë euro nga shitjet e lojtarëve para 30 qershorit për të përmbushur kërkesat e tyre buxhetore për sezonin 2019-20.

Deri më tani, ata kanë marr vetëm 6 milionë euro nga largimi i Marc Cucurella, i cili i është bashkuar me Getafen në një marrëveshje të përhershme. Nga anëtarët e tjerë të skuadrës që mund të shiten janë edhe Emerson De Souza dhe Pedri.

Jean-Clair Todibo ka shumë tifozë që duan ta marrin, por Schalke e ka mundësinë për të blerë mbrojtësin 20-vjeçar francez në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Todibo është një nga lojtarët e paktë të Barçës që klubet e tjera në Evropë janë të interesuar.

Junior Firpo i është ofruar Juventusit në bisedime për shkëmbimin me Miralem Pjanic, po Zonja e Vjetër e preferon mesfushorin Arthur, ndërsa edhe Todibo pëlqehet nga italianët.

Interi është i interesuar për një tjetër huazim të  Rafinha Alcantara – aktual te Celta Vigo – por edhe Arthuro Vidal dhe Ivan Rakitic, pëlqehen nga italianët.

Barca me shumë dëshirë do të donte që Vidal dhe Rakitic të largoheshin pasi ata pas një viti në kontratë dhe paga prej 9 milionë euro.

Martin Braithwaite, ndërkohë, mbush 29 vjeç në qershor dhe plani ishte që të qëndronte vetëm gjashtë muaj.

Braithwaite u ble nga katalunasit 18 milionë euro dhe vështirë se dikush do të ofrojë kaq shumë para.

Disa nga këta emra do të shiten që të ndërtohet një tjetër Barcelonë, pasi skuadra aktuale ka nevojë  për një gjak të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori