Qendra e Studentëve tash e dy muaj po shërben si karantinë për të riatdhesuarit në Kosovë, ndërsa në konviktin 6 dhe 8 gjatë së premtes kanë qenë të sistemuar mbi 170 banorë.
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, thotë për KosovaPress se vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ardhur nga Kroacia, Sllovenia, e Zvicra rreth 100 shtetas.
“Për momentin janë 177 persona që gjenden në karantinë, në konviktin 6 edhe në konviktin 8 janë të sistemuar. Ditën e djeshme kanë ardhur rreth 100 persona jashtë Kosovës, kryesisht nga Kroacia, Sllovenia dhe një kontingjent ka ardhur nga Zvicra. Nuk kemi informacione të sakta se çfarë numri do të vjen sot…ne jemi të gatshëm të pranojmë sado që të vijnë”, thotë ai.
Mëngjesin e së premtes, Ambasada e Kosovës në Slloveni, në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës ka mundësuar kthimin në Kosovë edhe të 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, të cilët kishin raste urgjente shëndetësore dhe të natyrave tjera.
Sfishta thekson se mbrëmë janë liruar disa persona të cilët kanë rezultuar negativ me COVID-19.
“Dje aq sa janë testuar nuk e di numrin e saktë, janë liruar mbrëmë në orët e vona ata që kanë dalë negativë, të gjithë kanë dalë negativë”, shton Sfishta.
Konviktet tash e dy muaj po shërbejnë për të karantinuar personat që po riatdhesohen në Kosovë.
Sfishta tregon se gjatë verës në rast se do të merret vendim që Qendra e Studentëve të lirohet nga karantina, do të bëjnë riparime, sepse sipas tij ka pasur dëmtime nga personat që kanë qenë të karantinuar.
“Shpresoj që do të merret një vendim që Qendra e Studentëve të lirohet nga karantina dhe t’i kthehet vetvetes. Qendra e Studentëve për studentë, dhe ne jemi të gatshëm që gjatë muajve të verës t’i bëjmë riparimet e nevojshme, sepse ka pasur edhe dëmtime nga personat që kanë qenë të karantinuar. T’i kryejmë disa investime që i kemi pasur të planifikuara. Sigurisht që ne jemi të gatshëm që muajin tetor t’i presim studentët e rinj në Qendrën e Studentëve”, thekson ai.
Nga data 18 deri më 23 maj, studentët banues të konvikteve do të kenë mundësinë t’i tërheqin gjësendet e tyre nga konviktet të cilat janë bosh dhe nuk ka të karantinuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore