LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren e cila po ofron mësim online

Kurti vizitoi shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren e cila po ofron mësim online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami dhe ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal. Emilija Redzepi, vizituan sot shkollën fillore “Emin Duraku”, në Prizren.

Sipas njoftimit, aty u mirëpritën nga Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezkishi, Drejtori i Shkollës,  Rrahim Bekteshi dhe  Drejtori, njëherësh edhe koordinatori për mësimin online në gjuhën Turke, Akif Gash.


Në njoftimin  e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se shkolla fillore “Emin Duraku” ka filluar përgatitjen dhe realizimin e mësimit online që nga 12 marsi i këtij viti.

“Si një nga shkollat më të mëdha të komunës së Prizrenit, ajo ofron mësim për nxënësit e nivelit shkollor fillor në dy gjuhë, shqip dhe turqisht. E njëjta, që nga përhapja e pandemisë COVID-19 në Kosovë, është përshtatur në studio për xhirimin e video mësimeve në tri gjuhë; shqip, turqisht dhe boshjankisht.

“Materialet mësimore të xhiruara në këtë shkollë janë shumë të vlefshme për komunitetet jo shumicë. Vetëm nga komuna e Prizrenit nga mësimi online përfitues të drejtpërdrejtë janë 2127 nxënës të komunitetit Boshnjak, 1387 nga komuniteti Turk dhe 657 nga ai i Rom, Ashkali dhe Egjiptas, të cilët së bashku përbëjnë 15% të totalit të nxënësve të shkollave fillore në këtë komunë. Sipas matjeve, 90% e nxënësve po e përcjellin mësimin online”, vijon njofitmi.

Më tej në njoftim thuhet se kryeministri në detyrë Kurti i falënderoi drejtorin, drejtorin dhe mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës, e në veçanti gjatë kohës së pandemisë.

“Mësimdhënësit gjithmonë bartin një barrë me peshë të madhe për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, dhe për këtë u jemi gjithnjë e gjithmonë mirënjohës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori