LAJMI I FUNDIT:

City fillon inatet me Sanen dhe Bayernin, gjermani rrezikon të mos luaj një vit me kampionët e Anglisë

City fillon inatet me Sanen dhe Bayernin, gjermani rrezikon të mos luaj një vit me kampionët e Anglisë

Manchester City nuk po e lë të lirë Leroy Sanen t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich.

Sulmuesi gjerman ka arritur marrëveshje personale me Bayernin ku do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare.


Por në anën tjetër Bayerni ende nuk ka arritur ta bind Cityn me ofertë të mirë për ta lënë të lirë anësorin.

Bavarezët kanë bërë ofertën e parë prej 40 milionë eurove, ofertë që është refuzuar nga kampioni në fuqi i Anglisë.

Sane nga ana tjetër i ka bërë të qartë klubit se nuk do të rinovojë kontratën e cila skadon në verën e vitit 2021 dhe se dëshira e tij është të luaj vetëm për Bayernin.

Vendimi i Bayernit dhe Sanes ka inatosur Cityn, që është gati ta mbajë për një vit Sanen në klub duke mos i dhënë hapësira për lojë.

Edhe pse një gjë të tillë nuk do t’i konvenonte klubit anglez pasi Sane pas një viti do të largohej me parametra zero nga klubi.

Megjithatë te City janë të vendosur që nëse nuk vije oferta rreth 60 milionë euro për Sanen, atëherë gjermani do të vazhdoj qëndrimin në Etihad Stadium deri në vitin 2021, por pa pasur hapësira për të luajtur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori