LAJMI I FUNDIT:

Johnson: Sancho do ta ketë të vështirë ta refuzojë Liverpoolin

Johnson: Sancho do ta ketë të vështirë ta refuzojë Liverpoolin
Jadon Sancho (Foto: Jörg Schüler/Getty Images/Guliver)

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Glen Johnson, e ka këshilluar Jadon Sanchon që t’i zgjedhë Redsat para Manchester Unitedit e Chelseat, nëse merr ofertë nga klubet e Ligës Premier në fatin e ardhshëm kalimtar.

Anësori i Borussia Dortmundit është duke u kërkuar nga klubet angleze, të cilët janë në vënë në garë për shërbimet e tij.


Djajtë e Kuq, Blutë dhe Liverpooli konsiderohen favoritë për transferimin e 20-vjeçarit, vlera e të cilit është rreth 100 milionë funte (112 milionë euro).

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Glen Johnson (Foto: Steve Bardens/Getty Images/Guliver)

Në një prononcim për Betdaq, Johnson ka thënë se Jurgen Klopp duhet ta shtojë futbollistin anglez në fazën e sulmit, ku bëjnë pjesë edhe Mohamed Salah, Sadio Mane e Roberto Firmino.

“Sancho është lidhur me thuajse të gjithë top-klubet evropiane, por sipas këndvështrimit tim, ai do ta jetë shumë të vështirë ta refuzojë Liverpoolin nëse do të ketë ofertë”.

Jadon Sancho (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“E di saktësisht çfarë do të thotë ta veshësh atë fanellë, ndërsa për çdo futbollit të ri anglez, është ëndërr që të luajë në Anfield”.

“Nëse ai dëshiron të luajë në Angli, asnjë klub nuk mund t’ia ofrojë suksesin që po e shijon aktualisht Liverpooli”, ka deklaruar Johnson. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori