LAJMI I FUNDIT:

Disa skuadra në Kosovë kanë filluar stërvitjet, FFK vjen me reagim ndaj tyre

Disa skuadra në Kosovë kanë filluar stërvitjet, FFK vjen me reagim ndaj tyre

Ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do të rifillojë kampionati në Kosovë apo jo.

Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur takim me Ministrinë e Sportit, atë të Shëndetësisë dhe me IKSHPK, por pa u gjetur ende një gjuhë e përbashkët për rifillimin.

Megjithatë disa skuadra nga Ipko Superliga e Kosovës kanë filluar stërvitjet dhe gjatë ditës së djeshme janë publikuar foto dhe video.


E për këtë ka reaguar ashpër edhe shtëpia më e madhe e futbollit kosovar, FFK, që ka kërkuar nga skuadrat t’i ndërpresin stërvitjet deri në një vendim të radhës nga Qeveria e Kosovës.

Reagimi i plotë i FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës i ka pranuar me shqetësim raportimet e mediave se disa prej klubeve të Ipko Superligës i kanë thyer rregullat e institucioneve, duke filluar me grumbullime dhe stërvitje në ekip, në periudhën kur një gjë e tillë është e palejueshme si pasojë e pandemisë Covid-19.

FFK konsideron se ky veprim i klubeve është i pamatur, joprofesional dhe i rrezikshëm për futbollistët dhe popullatën e gjerë. Edhe një herë ju bëjmë me dije se FFK është duke punuar pareshtur së bashku me institucionet shëndetësore dhe autoritetet e shtetit që të gjejnë mundësitë për rifillimin e aktivitetit, me masa të shtuara mbrojtëse për shëndetin e futbollistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në stërvitje dhe në ndeshje të futbollit.

Duke pasur parasysh që ende nuk ka vendim as për datën e fillimit të stërvitjeve në grupe dhe as nëse do të vazhdojë apo jo kampionati e vlerësojmë të pakuptimtë veprimin e disa klubeve që kanë shtyrë futbollistët që të mbajnë stërvitje ekipore.

Njëherësh konsiderojmë se një gjë e tillë e dëmton në masë të madhe përpjekjen tonë që nëpërmjet një protokolli sanitar të marrim dritën e gjelbër nga autoritet e shtetit për rifillimin e futbollit dhe për mbylljen e këtij kampionati në fushën e gjelbër.

Prandaj, kërkojmë urgjentisht nga të gjitha klubet që t’u përmbahen vendimeve të FFK-së dhe rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe t’i ndërprejnë menjëherë grumbullimet e tilla, duke i udhëzuar futbollistët që formën e tyre ta mbajnë me stërvitje individuale.

Në ditët e ardhshme do të kemi sërish takime me drejtuesit e institucioneve shëndetësore dhe po bëjmë çmos për rifillim sa më të shpejtë të futbollit, por gjithnjë duke e pasur si prioritet shëndetin e futbollistëve.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

Ligat tjera
Kalo në kategori