Ushtrimi është i mirë për shëndetin, përmirëson humorin, por ka edhe një ndikim të rëndësishëm – është i mirë për spermatozoidet!
Një hulumtim i ri ka treguar që meshkujt të cilët ushtrojnë rregullisht kanë spermatozoide më të shëndetshme se ata të cilët nuk ushtrojnë!
Për nevojat e këtij hulumtimi shkencëtarët kanë marrë kampionet e spermës të qindra meshkujve të cilët janë dhurues të spermës, transmeton Telegrafi.
Ka rezultuar që të gjithë ata kanë nivel të shëndetshëm të spermatozoideve, që forma dhe madhësia e spermatozoideve janë të mira, por edhe janë mjaft të lëvizshme, gjë që është me rëndësi për ngjizjen e qelizave vezore.
Mirëpo, ata të cilët kanë stërvitur më shumë kanë pasur edhe lëvizshmëri të spermatozoideve, është konstatuar me këtë studim.
“Stërvitjet e rregullta përmirësojnë parametrat e cilësisë së spermës të meshkujve të shëndetshëm, të cilët nuk kanë problem me ngjizjen”, ka thënë bashkautori i studimit dr. Yi-Xin Wang nga Kolegji i Mjekësisë i Universitetit Wuhan.
Edhe pse është definitive që ushtrimi ndikon mirë në spermatozoide, shkencëtarët ende nuk mund të thonë sa duhet të ushtrojnë meshkujt, as cili tip i stërvitjes është më i mirë për shëndetin optimal të spermatozoideve.
Natyrisht, aktiviteti fizik ndihmon edhe në mirëmbajtjen e peshës së shëndetshme trupore, gjë që është shumë me rëndësi për shëndetin e spermatozoideve, thekson urologu dr. Ali Dabaja.
“Nëse keni shumë yndyrë trupore, do të keni edhe shumë stres oksidues në trup”, ka thënë urologu.
Pra, ushtrimi nuk është ilaç për jofertilitetin, por nëse dëshironi të keni bebe, ndërsa nuk keni problem shëndetësor me fertilitetin, ushtrimet e rregullta mund të rrisin shanset për të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe