Përkundër kushteve të vështira të punës dhe pagave të ulëta, infermierët në Qendrën Klinike Universitare, thonë se përballen edhe me sfida më të rënda e që janë, ligji për infermierë dhe ai për paga.
Drejtoresha e Infermierisë, Lirije Beqiri thotë se pavarësisht këtyre vështirësive, këta të fundit, po e menaxhojnë shumë mirë situatën e krijuar me pandeminë COVID-19.
“Neve na mungon ligji për infermier dhe ligji i pagave është pa tjetër sfidë e jona, pastaj edhe sfida të tjera shtesë, për shkak se ne si infermierë në përgatitjet shkollore që i kemi tash kërkojmë që të kemi specializime të profesionit tonë”, thotë ajo.
Beqiri thotë se pavarësisht rrezikut nga pandemia COVID-19, puna dhe angazhimi i infermierëve nuk ka munguar, derisa theksoi se janë lajmëruar edhe vullnetarë.
“Në raport me COVID-19, janë përgjigjur jashtëzakonisht mirë të gjithë infermierët, e them këtë me plotë të drejtë për shkak se numri shumë i madh i infermierëve, si në klinikën infektive dhe ato për rreth, në një farë forme janë paraqitur edhe vullnetarë me e kryer atë punë edhe pse ka qenë shumë e pa njohur për të gjithë neve edhe për të gjithë globin, është sëmundje e pa njohur mirëpo nuk kanë hezituar asnjëherë”, deklaroi ajo.
Ajo thotë se udhëheqësit e shtetit, kanë anashkaluar infermierinë në ligjin e pagave.
Derisa bëri të ditur se tani nuk ka infermierë vetëm me shkollë të mesme, mirëpo me ngritje të lartë akademike.
“Ne infermierët ballafaqohemi me shumë probleme, për shkak se vendimmarrësit, pra ata që hartojnë politika në një far ëforme kemi qenë të pakënaqur sa i përket ligjit të pagave, me kategorizimin e infermiereve, ka qenë koha kur infermierë kemi pasur vetëm me shkollë të mesme dhe jemi pajtuar të gjithë me atë nivel të pagës, mirëpo me kalimin e kohës edhe infermierët kanë marrë ngritje profesionale, kanë ngritje akademike”, thotë ajo.
E në ditën ndërkombëtare të infermierëve, ajo i bëri thirrje këtyre të fundit të vazhdojnë të ofrojnë shërbime cilësore, në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve tanë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe