LAJMI I FUNDIT:

Prishtina sërish mund të kthehet në karantinë, nëse rritet numri i rasteve me COVID-19

Prishtina sërish mund të kthehet në karantinë, nëse rritet numri i rasteve me COVID-19

Mbrëmë në Kosovë u konfirmuan 14 raste të reja me COVID-19, ku prej tyre vetëm një ishte në Prishtinë.

Por, pavarësisht kësaj, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi nuk ka përjashtuar mundësinë e kthimit në karantinë, në rast se rritet numri i të prekurve me coronavirus.


“Nëse rritet numri i të infektuarave patjetër që do të mund të kthehet në karantinë. Ajo nuk është një masë që vetëm njëherë ndodh dhe ma nuk përsëritet. Nuk është koha për panik, por ekziston mundësia, është masë normale në këtë rast”, tha Nushi për Telegrafin.

Ai shtoi se sot pritet të testohen edhe 25 persona të tjerë.

“Sot pritet të testohen 25 persona, shumica janë personel mjekësor i klinikës private ‘Sirona’”, tha Nushi.

Kryeqyteti ka dalë nga karantina me 4 maj, gati një muaj pasi ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë vendim për shpalljen e Prishtinës si zonë karantine, duke ndaluar hyrjet dhe daljet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori