LAJMI I FUNDIT:

Ish-mbrojtësi i Romës zbulon prapaskenat: Nainggolan pinte duhan me ndihmësin, por në fushë ishte më i miri

Ish-mbrojtësi i Romës zbulon prapaskenat: Nainggolan pinte duhan me ndihmësin, por në fushë ishte më i miri

Radja Nainggolan është njëri nga mesfushorët më të mirë në futbollin italian në dekadën e fundit.

Mesfushori belg ka luajtur për tri skuadra këtë dekadë, Cagliari, Romën dhe Interin, teksa ka treguar në fushë aftësitë fantastike.


Në vitin 2014 Ninja iu bashkua Romës nga Cagliari dhe për pesë vite qëndrim në Olimpico ai u shndërruar në një idhull për tifozët.

Megjithatë ka qenë ish-mbrojtësi i Romës, Leandro Castan që ka zbuluar se Nainggolan pinte shpeshherë duhan para stërvitjeve ose ndeshjeve.

Leandro Castan dhe Radja Nainggolan

“Kur erdhi Nainggolan nga Cagliari unë nuk dija shumë për të, por që në ndeshjen e parë e pash se bëhet fjalë për një lojtar fantastik”, tha fillimisht braziliani.

“Kur ishte te Roma ai pinte duhan me njërin nga asistentët, bënte atë çfarë i pëlqente dhe nuk i interesonte çfarë mendonin të tjerët”, deklaroi Castan, duke thënë se duhani nuk ka ndikuar fare te loja e belgut.

Radja Nainggolan së bashku me kapitenin Totti në dhomë të hotelit, teksa belgu tregon paqetën e cigareve

“Përkundër që pinte duhan, kur futej në fushë ishte më i miri, jepte gjithçka nga vetja dhe kjo na pëlqente të gjithëve”.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por për fat të keq është dashur të merret me shumë polemika”, u shpreh Castan.

Roma e kishte dënuar në dy raste belgun kur kishte dalë në publik duke pirë duhan.

Rasti i parë ishte kur Nainggolan ndali veturën e tij para fansave për të bërë disa fotografi dhe për të dhënë nënshkrime duke pirë duhan.

Ndërsa rasti i dytë ishte në natën e vitit të ri, kur Ninja ishte futur ‘Live’ në Instagram i dehur teksa nuk mungonin as cigaret. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori