LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit me ueb-portal të ri

Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit me ueb-portal të ri

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit sot kanë lansuar ueb-portalin e ri të përbashkët dhe unik për të gjitha instancat e sistemit prokurorial të Kosovës.

Qëllimi i dizajnimit dhe lansimit të këtij portali është ngritja e transparencës, unifikimi i informacioneve, krijimi i qasjes më të lehtë për publikun dhe mediat dhe si i tillë shpreh identitetin e plotë të sistemit prokurorial.


Disa aktivitete dhe informacione siç janë përkthimet e materialeve të ndryshme në gjuhën serbe dhe angleze, aktet nënligjore dhe vendimet e ndryshme, janë ende në proces bartjeje dhe finalizimi në pjesët e dedikuara për to, thuhet në njoftim.  /Telegrafi/