LAJMI I FUNDIT:

Abrashi pas takimit me AAK e Nismën: Praktikat kanë treguar se ai që e ka shumicën e bën Qeverinë

Abrashi pas takimit me AAK e Nismën: Praktikat kanë treguar se ai që e ka shumicën e bën Qeverinë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se takimi i sotëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate ka qenë takimi i parë koordinues ku është diskutuar për programin qeverisës.

Abrashi tha se prioritet do të kenë çështjet që lidhen me pandeminë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.


“Ka qenë një takim koordinues, ashtu siç kemi paralajmëruar, ne kemi disa ditë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, prandaj po i shfrytëzojmë këto ditë në dobi tonën. So jemi takuar me përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës, për të trajtua programin tonë qeverisës, posaçërisht çështjet që lidhen me pandeminë që është urgjente, por edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë. Sot ka qenë takim i parë dhe koordinues, do të fillojmë të shkëmbejmë komentet tona gjatë ditëve në vijim, në nivel të ekspertëve partiak, në mënyrë që kur të fillojmë punën në Qeveri të kemi një program gjithëpërfshirës”, tha Abrashi.

LDK, AAK e Nisma vazhdojnë takimet për të harmonizuar programin qeverisës
Lexo po ashtu LDK, AAK e Nisma vazhdojnë takimet për të harmonizuar programin qeverisës
“]

I pyetur nëse beson se Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim në favor të tyre, Abrashi tha se në bazë të praktikave të mëparshme, në Kosovë e bën Qeverinë ai që e ka shumicën.

“Besoj që po, praktikat parlamenteve por edhe sistem jonë parlamentar tregon që ai që e ka shumicën e bën Qeverinë, prandaj ne nuk duam të humbim kohë”, tha Abrashi.

Ai tha se do të ketë ndryshime sa i përket programit qeverisës, por që bazë e programit do të jetë ai i LDK-së, ndërkaq bëri të ditur se nuk do të ketë pjesëmarrje të ekspertëve të Listës Serbe në harmonizimin e programit.

“Në parim kur kemi diskutua me ta ne ju japim përgjegjësi kushtetuese dhe pak a shumë sa kanë pasur në Qeverisë Kurti”, tha Abrashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori