LAJMI I FUNDIT:

LDK, AAK e Nisma vazhdojnë takimet për të harmonizuar programin qeverisës

LDK, AAK e Nisma vazhdojnë takimet për të harmonizuar programin qeverisës

Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Endrit Shala ka bërë të ditur se sot janë takuar përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës Socialdemokrate me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të harmonizuar programin qeverisës.

“Ky ishte një takim për harmonizim të pikave programore të secilit program tonit. Kjo është bërë me qëllim që të bëjmë një program sa më të mirë qeverisës për qytetarët tanë”, ka thënë ai.


Edhe sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për programin.

“Diskutuam për planifikimin programor. I sqaruam drejtimet, nuk ka diçka të jashtëzakonshme. Kushdo prej akterëve politik që kërcënon dhe intereferon në Gjykatën Kushtetuese e ka gabim dhe bie ndesh me rregullat”, ka thënë ai. /Telegrafi/