LAJMI I FUNDIT:

Smaka: Vendimi i Kushtetueses ka qenë i pritur, pas pandemisë vendi të shkojë në zgjedhje

Smaka: Vendimi i Kushtetueses ka qenë i pritur, pas pandemisë vendi të shkojë në zgjedhje

Profesori universitar dhe njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, ka thënë se ka qenë i pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku e ka pezulluar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi me të cilin e ka nominuar për Kryeministër Avdullah Hoti.

Smaka ka thënë se e sheh si zgjidhje që vendi të shkojë në zgjedhje pasi të kalojë rreziku i pandemisë COVID-19.


“Unë krejtësisht me kompetencë e them se është bërë gabim që nga fillimi kur koalicioni ka nxituar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë për shkakun se nuk ka mbështetje në Kushtetutë”.

“Neni 95 ku shkruan se opozita parlamentare ka të drejtë për ta formuar qeverinë nuk ka të bëjë fare me këtë rast sepse aty i referohet qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme”, ka thënë Smaka, në Klan Kosova.

Më tej ai ka thënë se “Kryeministri nuk ka dhënë dorëheqje – ai është shëndosh e mirë. Nuk ka mbetur Qeveria pa kryeministër. Unë nuk kam kurrfarë interesi që të anoj sepse nuk jam anëtar i asnjë subjekti politik. Kam qenë përpara dhe për shkaqe parimore e kam braktisur”.

“Po e marrim se do ta aplikojmë nenin 85, aty shkruan se subjekti i parë e ka autorizimin për ta propozuar kandidatin për mandatar”.

“Po e zëmë që shkojmë në raundin tjetër, por për të shkuar atje duhet të përmbyllet raundi i parë. Këtu është një zbrazëti juridike dhe unë nuk e di si na është përvjedhur kjo”.

Sipas tij, “me nenin 100, Presidenti e ka të drejtën që ta shpërbëjë Kuvendin. Në këtë rast rezulton që kryeministri e ka këtë diskrecion për ta propozuar kandidatin. Tash për tash është pozicioni tek subjekti politik sepse merret parasysh interesi i këtij subjekti për ta formuar Qeverinë”.

“Me këtë Kushtetutë zgjidhja do të ishte që të pritet të kalojnë rrethanat e jashtëzakonshme dhe pastaj të shpallen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Nuk mundet kurrsesi që subjekti fitues të lihet anash dhe të formohet një Qeveri me partitë tjera”.

“Vendimi i Kushtetueses e kam pritur, por kjo është një çështje që duhet interpretuar. Nuk është paragjykues ky vendim që do të thotë se Gjykata nuk është lëshuar në vlerësimin e kushtetutshmërisë”, ka thënë Smaka.

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori