Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli vendimin e kësaj ministrie për shpalljen e Prizrenit “zonë karantinë” jo-kushtetues.
Kjo ministri ka sqaruar se të gjitha masat e marra janë rekomandim direkt i IKSHPK-së.
“IKSHPK ka konsideruar që Prizreni konsiderohet i infektuar ose drejtpërdrejt i rrezikuar nga përhapja e infeksionit Covid-19”.
Në reagim thuhet po ashtu se puna e Ministrisë së Shëndetësisë “është bërë gati e pamundur në këtë kohë kur opozita në vazhdimësi ka refuzuar të bashkëpunojë në raport me nismat legjislative”.
Ministria që drejtohet nga Arben Vitia ka njoftuar se do të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se do të veprojnë me përkushtim për respektimin e të drejtës në jetë.
Deklarat e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:
Sonte pranuam njoftimin nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me rastin KO 61/20.
Sipas këtij njoftimi Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Vendimet “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, janë në përputhshmëri me Kushtetutën, me përjashtim të pikave përkatëse të dispozitivit të cilat përcaktojnë kundërvajtjet administrative, ndërsa Vendimin për shpalljen “zonë karantinë” në Komunën e Prizrenit, e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën.
Gjykata njëzëri konstatoi se në nxjerrjen e Vendimeve të lartcekura, Ministria e Shëndetësisë, ka vepruar në përputhje me autorizimet e përcaktuara përmes Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, dhe rrjedhimisht “ndërhyrjet” në të drejtën e lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, përmes pikave të lartcekura, ishin “të përcaktuara në ligj”.
Gjykata gjithashtu konstatoi se të njëjtat ndjekin një “qëllim legjitim”, përkatësisht atë të mbrojtës së “shëndetit publik”, siç është përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së; janë proporcionale në raport me “qëllimin legjitim” të ndjekur; dhe janë “të domosdoshme në një shoqëri demokratike”.
Mirëpo, Gjykata në anën tjetër me shumicë votash ka vendosur se vendimi për vendosjen e Komunës së Prizrenit në zonë karantine nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën meqenëse “karantina” sipas Ligjit nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, mund të urdhërohet nga Ministria e Shëndetësisë, pas rekomandimit të IKSHPK-së, vetëm për persona fizikë për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshuar për sëmundje ngjitëse.
Ne dëshirojmë të qartësojmë tre gjëra sonte:
Të gjitha masat që kemi marrë vijnë si rekomandim direkt i IKSHPK-së. IKSHPK ka konsideruar që Prizreni konsiderohet i infektuar ose drejtpërdrejt i rrezikuar nga përhapja e infeksionit COVID-19.
Puna jonë është bërë gati e pamundur në këtë kohë kur opozita në vazhdimësi ka refuzuar të bashkëpunojë në raport me nismat legjislative.
Megjithatë, ne mbesim të përkushtuar në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por po me aq përkushtim ne veprojmë për respektimin e të drejtës në jetë – e cila është e drejtë absolute.
Të gjithë së bashku do të organizohemi më së miri edhe për procedurat e mbi të gjitha për mbrojtjen e shëndetit publik. Bashkë do ta kalojmë edhe këtë fazë të hidhur pandemie.
Falënderime për të gjithë të angazhuarit në këtë betejë, por edhe për të gjithë zyrtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët janë dhe ata në krye të detyrës në këto ditë të vështira.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para