LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i Miralem Pjanic te Barcelona, një gjë e natyrshme që ka mundur të ndodh edhe më parë

Kalimi i Miralem Pjanic te Barcelona, një gjë e natyrshme që ka mundur të ndodh edhe më parë

Kalimi i Miralem Pjanic te Barcelona nga Juventusi duket se do të marr formë më në fund.

Edhe pse gjërat janë ende në fazat e tyre të hershme, emri i boshnjakut është në pjesën e lartë të listës, ku janë përparësitë e klubit për afatin kalimtar të ardhshëm.

Barcelona e sheh atë si një përshtatje perfekte, pasi 30-vjeçari është një mesfushor i klasit botëror dhe përshtatet në sistemin e tyre, pasi organizon nga mesfusha dhe mund të luajë edhe më i avancuar në dy pozita tjera në mesfushë.


Pjanic duke festuar golin ndaj Atalantas në TIM Cup (Foto: Getty Images)

Për më tepër, ai ka përvojë dhe luan në një nivel konkurrues të lartë, pasi ka kaluar nëntë vite në futbollin italian. Pjanic ka pasur katër sezone me Juventusin, pasi kaloi pesë të tjera me Romën, shkruan Marca.

Edhe para se të transferohej në Itali, Pjanic kishte përvojë tjetër në skenën më të madhe dhe madje shënoi gol në Santiago Bernabeu me Lyonin, duke e eliminuar Real Madridin nga Evropa.

Ai lëndohet shumë rrallë dhe kurrë nuk ka humbur më shumë se një muaj në nëntë vitet e tij në Itali dhe dëmtimi më i rëndë i tij në Torino e la jashtë për vetëm dy ndeshje.

Pjanic dhe Isco gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Të luash me Barcelonën në këtë fazë të karrierës së tij dhe në krahë me Lionel Messit e të garosh për trofe më të mëdha në Spanjë dhe kontinent, mund të jetë nxitëse për të.

Pjanic është një nga mesfushorët më të lakmuar në treg për momentin, madje edhe në moshën 30 vjeç, që do të thotë se Barcelona mund të përballet me konkurrencë nga klubet e tjera.

Nuk është hera e parë që ai është i lidhur me një kalim në Camp Nou, megjithëse hera e fundit që ndodhi ishte në vitin 2018, por ai rinovoi kontratën e tij me Juven deri në vitin 2023.

Pjanic me trofeun e Serie A

Në vitin 2019 ai ishte i hapur për t’u larguar, por Juventus nuk e lejoi.

Tani shanset e Pjanic për t’u bashkuar me Barcelonën për vitin 2020/21 duket se po rriten, por ende ka shumë për të negociuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Në stadiumin 'Fadil Vokrri' nuk do të ketë asnjë aktivitet në 25 ditët e ardhshme

Në stadiumin 'Fadil Vokrri' nuk do të ketë asnjë aktivitet në 25 ditët e ardhshme

Përfaqësuesja e Kosovës
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori