LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit e armatosur hyjnë në parlamentin e shtetit të Miçiganit

Protestuesit e armatosur hyjnë në parlamentin e shtetit të Miçiganit

Protestuesit e armatosur kanë hyrë në parlamentin e shtetit të Miçigan, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj bllokimit që erdhën si pasojë e COVID-19.

Qindra demonstrues, disa prej tyre të armatosur, u mblodhën në Lansing dhe shumë prej tyre nuk mbanin maska ​​apo distancën që është një kusht për tu mbrojtur nga coronavirusi, shkruan BBC.


Policia kontrolloi temperaturat e tyre para se disa të lejoheshin në futeshin brenda, ku ligjvënësit po debatonin.

Miçigan është goditur rëndë nga coronavirusi, me 3.788 vdekje, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 41,000 infeksione janë regjistruar në të gjithë shtetin.

Ligjvënësit u detyruan të vishnin jelekë anti plumb pasi protestues të armatosur u futën në parlamentin e shtetit Miçigan, në Lansing, pak minuta para se dhoma e përfaqësuesve të hidhte poshtë kërkesën e Guvernatores, Gretchen Whitmer, për të zgjatur gjendjen e emergjencës.

Protestuesit jashtë ndërtesës dëgjoheshin duke brohoritur: “Le të hyjmë brenda!”, “Kjo është shtëpia e njerëzve, ju nuk mund të na bllokoni”.

“Virusi është këtu”, tha demonstruesi Joni George, për Associated Press.

“Tani është koha t’i lejojmë njerëzit të kthehen në punë. Kjo është gjithçka që duam”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori