LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Sot pasdite pritet të ndodhë nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit me LDK-në

Lekaj: Sot pasdite pritet të ndodhë nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit me LDK-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot do të mbajë një takim për t’i finalizuar përgatitjet e fundit para nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.

Siç merr vesh Telegrafi, në këtë mbledhje e cila do të udhëhiqet nga kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, do të marrin pjesë nënkryetarët e AAK-së, sekretarët dhe grupi parlamentar.

Mbledhja pritet të mbahet në orën 13:00 në selinë qendrore të AAK-së.


Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë për Telegrafin se po punohet që sot pasdite të ndodh nënshkrimi i marrëveshjes me LDK-në.

“Po punohet në atë drejtim, që sot pasdite të ndodhë  nënshkrimi i marrëveshjes në mes AAK-së dhe LDK-së”, ka thënë Lekaj.

LDK pritet të prezantojë sot përbërjen e qeverisë së re, edhe AKR-ja pjesë e saj
Lexo po ashtu LDK pritet të prezantojë sot përbërjen e qeverisë së re, edhe AKR-ja pjesë e saj
“]

AAK ka propozuar emrat për ministra në Këshill Drejtues. Ramë Likaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj pritet që të propozohen ministra, ndërsa zëvendëskryeministër pritet të jetë Besnik Tahiri.

Ndryshe, kandidati i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër të qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot do t’i përmbyllin çështjet e koalicionit dhe do të dalin me përbërjen e qeverisë së re. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori