LAJMI I FUNDIT:

LDK pritet të prezantojë sot përbërjen e qeverisë së re, edhe AKR-ja pjesë e saj

LDK pritet të prezantojë sot përbërjen e qeverisë së re, edhe AKR-ja pjesë e saj

Kandidati i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër të qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot do t’i përmbyllin çështjet e koalicionit dhe do të dalin me përbërjen e qeverisë së re.

Hoti një ditë më parë ka bërë të ditur se janë në përfundim të bisedimeve për koalicion dhe janë dakorduar me shumicën e partive politike.


“Unë besoj që shumë shpejt do t’i përmbyllim të gjitha marrëveshjet dhe shpejt do të dalim para Kuvendit të Kosovës, për të formuar qeverinë e re, e them me kënaqësi që bisedat janë përmbyllë në masë të madhe, sepse dakordimi ka qenë më herët në mes të gjitha partive politike të do të marrin pjesë në koalicion. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën që ka secili prej partnerëve të koalicionit”, tha Hoti.

Ai tha po ashtu se edhe Aleanca Kosova e Re, do të jetë pjesë e këtij koalicioni qeverisës.

“Edhe AKR-ja do të jetë pjesë e kësaj Qeverie. Jemi të vetëdijshëm që do ta marrim qeverisjen në një situatë bukur të vështirë, me pandemi me nevojë që shpejt të intervenojë në ekonomi edhe të kthejmë miqësitë që janë lëndu gjatë këtyre javëve dhe muajve të fundit, jemi të vetëdijshëm, por jemi përgatitur me një ekip shumë të mirë dhe jam shumë i kënaqur me ekipin që është duke u formësu për këtë dhe besoj që shumë shpejt, nesër t’i përmbyllim të gjitha çështjet dhe të dalim para jush dhe qytetarëve të Kosovës, me përbërjen e qeverisë së re”, u shpreh Hoti para medieve.

Ndërkaq, edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se edhe pa votën e Behgjet Pacollit i kanë të sigurta tashmë 61 vota për të votuar “Qeverinë Hoti”.

Ajo tha se nuk e kanë problem mungesën e votave dhe ka paralajmëruar se të premten mund ta thërrasin seancën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori