LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan nuk e përjashton një rikthim sensacional te Roma: Më duan dhe i dua, kam dhënë gjithçka për Giallorosët

Nainggolan nuk e përjashton një rikthim sensacional te Roma: Më duan dhe i dua, kam dhënë gjithçka për Giallorosët
Radja Nainggolan . (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

U bënë bashkë në vitin 2014 dhe dukej se nuk do të ndaheshin kurrë, por lidhja e fortë mes Radja Nainggolan dhe Romës nuk zgjati më shumë se pesë vite.

Mesfushori belg shumë shpejt u bë njëri nga futbollistët më të adhuruar nga Giallorosët, ku madje shpesh herë e barte edhe shiritin e kapitenit.


Por në vitin 2019 belgu vendosi t’i bashkohej trajnerit Luciano Spalletti te Interi, teksa në drejtim të Romës shkuan Nicolo Zaniolo e Davide Santon.

Qëndrimi i Nainggolan te Interi zgjati vetëm një vit, pasi me ardhjen e Antonio Contes belgu u largua në drejtim të Cagliarit.

Radja Nainggolan. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

31-vjeçari tani ka konfirmuar se dëshiron rikthimin në Romë, nëse kushtet ia mundësojnë një gjë të tillë.

“Unë do të rikthehesha në Romë nëse kushtet janë të mira, do të kthehesha përsëri”.

“Kam jetuar vite të mira te Roma, ku më duan dhe i dua, ku kam dhënë gjithçka për atë fanellë”, deklaroi Nainggolan.

Nainggolan muaj më parë kishte deklaruar se atë e larguan drejtuesit nga Roma, pasi dëshira e tij ishte të mbetej gjatë te Giallorosët.

Por tani belgu thotë se zgjodhi Interin për faktin se ata kishin trajner Luciano Spallettin.

Radja Nainggolan . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Ishte zgjedhja ime për t’iu bashkuar Interit, pasi ata kishin trajner Luciano Spallettin me të cilin kalove vite të mira në Romë”.

“Por nëse do të më pyesni nëse isha më i lumtur që nënshkrova me Interin apo më i trishtuar që u largova nga Roma, atëherë unë zgjedh këtë të dytën”, ka deklaruar Nainggolan.

Ka mjaftuar kjo deklaratë nga Nainggolan që tifozët e Romës të nisin me komente të shumta në rrjete sociale duke kërkuar rikthimin e tij në Olimpico. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori