LAJMI I FUNDIT:

DREJT FRANCE

DREJT FRANCE
Mike Oldfield dhe Maggie Reilly

Nga: Mike Oldfield (“To France”, albumi “Discovery”, 1984)
Përktheu: Agron Shala

N’përballje me ujin, detin e trazuem tue lundrue
Prej kujtimesh, njí fantazi
Era t’bartë n’ujra t’rrëmbyeshëm
Shumë larg prej ishujve
A s’po e kupton qi…

Kurrë n’Francë s’ki me mbërri
A kanë me t’gjetë, Mretnesha e Rrezikut, Mari?
Kurrë n’Francë s’ki me mbërri
Dashnia e re, për njí vendi a ka me t’lidhë?


Tue ecë si hije nëpër tokën e huej
Tue u endë n’vendin e largtë
Mbrapa shpinës tande legjendat shpalohen
E ti strehën je tue lypë
Po ti e di qi…

Kurrë n’Francë s’ki me mbërri
A kanë me t’gjetë, Mretnesha e Rrezikut, Mari?
Kurrë n’Francë s’ki me mbërri
Dashnia e re, për njí vendi a ka me t’lidhë?

Po e shoh njí shembëlltyrë
N’përflakje t’llambës
A s’âsht e çuditshme
Qysh andrrat veniten e meken?

E ti kurrë n’Francë s’ki me mbërri
Kurrë…

https://youtu.be/fVmHPmGhIhg