LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Trusti humbi 52 milionë euro nga pandemia

Mehmeti: Trusti humbi 52 milionë euro nga pandemia
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Edhe Fondi i Kurimeve Pensionale (Trusti), është goditur nga pandemia COVID-19, duke humbur kështu mbi 50 milionë euro, krahasuar me 110 milionë euro sa ishin humbur në fillim të shfaqjes së pandemisë.

Këtë e ka konfirmuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, i cili po ashtu pret nga kjo krizë që të ketë rënie të investimeve të huaja direkte dhe të konsumit në vend.

Një pjesë e kontributeve pensionale të qytetarëve të Kosovës, janë të investuara në tregjet ndërkombëtare, dhe kështu ky fond mbetet mjaft i rrezikuar për shkak të virusit që ka prekur edhe ekonomitë e shteteve botërore. Mjetet e Trustit deri para pandemisë kishin arritur rreth 2 miliardë euro si fond në tërësi.


Mehmeti në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për takimin me ministrin e Financave dhe Transfereve, për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai po ashtu ka veçuar se vetëm të enjten, bankat komerciale në vend kanë lëshuar kredi 1 milion euro kredi, që sipas tij, kjo është mjaft pozitive.

Trusti: Kriza aktuale nga pandemia e COVID-19 ka prekur edhe pensionet e kosovarëve
Lexo po ashtu Trusti: Kriza aktuale nga pandemia e COVID-19 ka prekur edhe pensionet e kosovarëve

“Pandemia ka goditur edhe tregjet ndërkombëtare. Me të dhënat e fundit që i kemi, humbja e mjeteve të Trustit ose Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës janë diku në shumë prej 52 milionë euro, krahasuar me mbi 110 milionë euro sa ishin humbur në fillim të shfaqjes së pandemisë. Pra, kemi një rikuperim të humbjeve të Trustit dhe siç mund të shihet kemi një përmirësim të performancës. Presim të kemi rënie edhe tek investimet e huaja direkte dhe të konsumit. Këto janë aktivitetet kryesore që e kanë karakterizuar rritjen ose financimin e rritjes ekonomike në Kosovë. Normal që presime dhe rënie të kërkesave dhe në rënien e kreditimit që njëkohësisht është një prej faktorëve kryesor që ka ndikuar që ka financuar rritjen ekonomike në vend. Duhet potencuar një fakt, se vetëm dje janë lëshuar 1 milionë euro kredi të reja. Kjo është mjaft pozitive dhe është lajm i mirë. Ka filluar që të kthehet normaliteti në banka dhe të lëshojnë kredi të reja gjë që është shumë pozitive”, thotë Mehmeti.

Guvernatori Mehmeti thekson se në këtë takim me ministrin në detyrë, Besnik Bislimi, kanë propozuar që të subvencionohen normat e interesit që kanë për qëllim mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

“Përkushtimi ynë nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj, këtë e kemi shpreh edhe në takim me ministrin. Gatishmëri i ministrit ka qenë që BQK-ja ta ketë rolin kyç në pakon e rimëkëmbjes ekonomike… Nëse paraqitet nevoja do të rishikojmë rregullativën tonë, do të ulim rezervat e likuiditetit dhe do t’i shtyjmë bankat që të japin kredi sa më shumë. Gjithashtu do të ketë rritje të Fondit të Garantimit të Kredive. Do të rritet qasja e këtij Fondi në raport me përkrahjen e bizneseve të cilat ne i konsiderojmë që janë promotor të zhvillimit ekonomik, për këtë arsye roli i Fondit do të rritet në përkrahje të bizneseve të cilat janë prekur nga pandemia. Gjithashtu përmes këtij Fondi, propozimet tona janë që të bëhet subvencionimi i normave të interesit dhe shumë aktivitete të tjera që janë në interes dhe në përkrahje të zhvillimit ekonomik dhe gjenerim të vendeve të reja të punës”, deklaron Mehmeti.

Mehmeti shton se BQK-ja do të ketë rol kyç në këtë plan të rimëkëmbjes ekonomike dhe njëkohësisht kanë shprehur gatishmërinë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për këtë çështje.

“Ajo çka na kërkohet neve, konform mandatit tonë ligjor për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike në vend, në këtë rast ne si BQK jemi edhe agjent i Qeverisë së Kosovës dhe kemi obligim ligjor që kur do që kërkohen këshilla nga ana jonë ta ndihmojmë qeverinë në çfarë do rrethane sidomos tani”, thotë ai.

Ai po ashtu tha se duke i kuptuar vështirësitë me të cilat po ballafaqohet një pjesë e bizneseve dhe punonjësve, Banka Qendrore së bashku me institucionet kredidhënëse kishte vendosur për lirimin e një periudhe të pagimit për pagesat e kësteve të kredisë (tre muaj, duke filluar nga 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020) dhe në varësi prej zhvillimit të situatës, kjo periudhë mund të zgjatet në maksimum deri në tre muaj. Kjo mbështetje, sipas guvernatorit ka për qëllim lehtësimin e barrës financiare për të gjithë huamarrësit që hasin në vështirësi të realizimit të të hyrave si pasojë e krizës pandemike. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori