LAJMI I FUNDIT:

Kryeshefi i Telekomit: Përmes një emaili jam njoftuar se janë shkarkuar dy anëtarë të bordit, këto janë vendime politike

Kryeshefi i Telekomit: Përmes një emaili jam njoftuar se janë shkarkuar dy anëtarë të bordit, këto janë vendime politike

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi ka thënë se mbrëmë pas orarit të punës ka pranuar një email, nga kryesuesi i Bordit, ku thuhet se dy anëtarë të bordit janë shkarkuar dhe janë zëvendësuar me dy të tjerë.

“Këto urdhërua për zbatime të vendime politike nuk i bëjnë nderë ndërmarrjeve publike siq është Telekomi i Kosovës. Kam pranuar këtë email na kryesuesi për mbledhje të jashtëzakonshme ku është thirr me vetëm një pikë të rendit të ditës, dhe vetë fakti se si është thirrur kjo mbledhje përbën shkelje ligjore. Me thirrjen e kësaj mbledhje është bërë shkelje në statusin e Telekomit të Kosovës”, ka thënë Istrefi.


Ai ka thënë se nga vendimet që i merr Albin Kurti që t’i zbatojnë militantët me shirita të kuq nëpër institucione publike, nuk do të penalizohet Albin Kurti por ai që e merr vendimin.

“Kujdes në marrjen e vendimeve, mos të dëgjohen njerëzit që çdo ditë shkelin Kushtetutën dhe ligjet, ku tentojnë të krijojnë procedura siç e keni parë dy javë më herët ku përmes policisë kanë tentuar të rrethohet Telekomi dhe me forma të dhunshme të uzurpohen institucionet. Kjo na kujton periudhën e 88-89 ku aparatura e Millosheviqit uzurponte institucione dhe arrestonte njerëz”, u shpreh Istrefi.

Istrefi ka treguar se para dhjetë ditëve ka ushtuar padi ndaj Qeverisë së Kosovës, mbi pavlefshmërinë e vendimit të Kuvendit të Aksionareve për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

“Vetë bordi në formën që është ardhur dhe instaluar i përkohshëm dhe jashtëligjshëm, po më bënë me dyshua që vendimet që i marrin të mos i zbatojë për arsye se janë të jashtëligjshme”, ka thënë Istrefi.

Ai tutje ka shtuar se kanë paralajmërim se do të shkarkohet menaxhmenti. “Urdhrat politik e kanë sjellë Telekomin ku është sot”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro

Ekonomi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori