Nëse nuk e transferon këtë verë Haalandin, Reali do të detyrohet të paguajë mbi 100 milionë euro pas një viti
Erling Haaland është dëshira e madhe e Real Madridit për ta transferuar këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në edicionin e fundit, fillimisht me Red Bull Salzburg e nga muaji janar te Borussia Dortmundi.
Klubi gjerman i ka vendosur një klauzolë largimi prej 75 milionë euro dhe Haaland është objektivi kryesor i Realit për repartin ofensivë.
Pandemia Covid-19 që ka prekur gjithë botën, ka bërë që edhe klubet të kenë humbje të mëdha dhe transferimet e bujshme mund të mos ndodhin këtë verë.
Megjithatë Reali do të duhet të shpejtojë për transferimin e Haaland, pasi klauzola e tij prej 75 milionë euro vlen vetëm për afatin kalimtar të verës dhe atë të janarit të vitit 2021.
Në rast se Los Blancos nuk do të aktivizojnë klauzolën e tij në këto dy afate kalimtare, atëherë Dortmund do të kërkojë shumë më shumë për ta lënë të lirë yllin e tyre.
Mediat gjermane kanë raportuar se verdhezinjtë po shpresojnë që mos të paguhet klauzola e Haaland në këto dy afate kalimtare të ardhshme.
Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, Dortmund synon që ta shes norvegjezin në verën e vitit të ardhshëm me një çmim dukshëm më të lartë se klauzola aktuale.
19-vjeçari në edicionin 2019-2020 ka zhvilluar 33 ndeshje me dy klubet si RB Salzburg dhe Borussia Dortmund ku ka shënuar 40 gola dhe ka bërë nëntë asistime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona njofton zyrtarisht shitjen e vendeve VIP në Camp Noun e rinovuar
Roy Keane me kritika të mëdha për Alexander-Arnold: Ai mbrohet sikur mos të kishte luajtur kurrë si mbrojtës
Drejtori i Granadas: Uzuni dëshiron të largohet, por duhet të paguhet klauzola
Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit
Pique do të fitojë nga Superkupa e Spanjës më shumë para se Mallorca dhe Athletic Bilbao së bashku
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Kramaric shpërthen pas humbjes nga Bayerni: Nëse them atë që mendoj, do të marr dënimin më të madh ndonjëherë
Ansu Fati do të largohet nga Barcelona, por do të mbetet në La Liga
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime