LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja ka gjobitur 340 biznese në vlerë 120 mijë euro për ngritje të çmimeve

ATK-ja ka gjobitur 340 biznese në vlerë 120 mijë euro për ngritje të çmimeve
Administrata Tatimore e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Rreth 120 mijë euro është vlera totale e ndëshkimeve nga Administrata Tatimore e Kosovës për bizneset të ndryshme, për shkak të ngritjes së çmimeve gjatë periudhës së pandemisë me Coronavirus. Ndërkaq, janë pranuar mbi 4 mijë thirrje nga qytetarët.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, i cili tha se ky institucion i ka gjobitur 340 biznese për shkak të ngritjes së çmimeve.

Sipas tij thirrjet e qytetarëve ku kanë denoncuar ngritje e çmimeve nga ana e bizneseve në ditët e para të pandemisë kanë qenë më të shumta, por që tani situata është normalizuar.


“Si ATK kemi kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme duke krijuar stabilitet të çmimeve dhe e sjell tani më në gjendje normale ku vetëm nëse marrim si krahasim ditët e para më datën 12 dhe 13 kemi pasur mbi 1 mijë thirrje që denonconin bizneset e caktuara për ngritje të çmimeve tani kemi ardhur në një normalitet dhe kemi brenda ditës dy ose tri thirrje brenda ditës. Totalisht kemi pranuar rreth 4 mijë apo 4010 thirrje deri dje. Ku nga këto 4,010 thirrje kemi pasur 340 aktivitete në terren për verifikim të atyre thirrjeve. Ku kanë rezultuar të kemi 340 gjoba…që është totalin e përgjithshëm 120 mijë euro më saktësisht 119 mijë e 23 euro”, tha Murtezaj.

Sipas tij pandemia COVID-19 ka ndikuar edhe në rënien e të hyrave edhe të Administratës Tatimore të Kosovës.

“Deri në këto momente kur po flasim në aspektin e të hyrave kemi një mos realizim të hyrave të pritshme rreth 51 milionë euro, ndërsa nëse shohim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi një rënie 32.9 milionë euro. Sigurisht që kjo si rezultat i pandemisë, përndryshe deri më datën 18 mars kur kanë qenë aktivitete e rregullta dhe nuk kemi pasur afate të zgjatjes për deklarim të pagesave të tatimeve ATK ka qenë në një rrugë të shkëlqyer në inkasimin e të hyrave ku deri më datën 18 mars kemi pasur nëse shohin nga 1 janari i këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi pasur rritje 11.2 për qind. Ndërsa, në raport me planin kemi pasur 3.6 për qind më tepër”, theksoi ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori