LAJMI I FUNDIT:

Mbërrin në Prishtinë dërgesa e tretë e UNICEF-it me furnizime vitale për ta mbështetur reagimin ndaj COVID-19

Mbërrin në Prishtinë dërgesa e tretë e UNICEF-it me furnizime vitale për ta mbështetur reagimin ndaj COVID-19

Në Prishtinë ka arritur dërgesa e tretë me pajisje mbrojtëse personale për t’i mbështetur punonjësit e vijës së parë shëndetësore kundër COVID-19.

Kjo dërgesë e cila do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë, përmban 8.960 mantele kirurgjike, 2.680 maska FFP2 /N95 dhe 33.600 maska kirurgjike si ndihmë nga Qeveria e Luksemburgut.


Deri më tani, UNICEF-i ka ofruar 36.200 dorëza, 68.544 maska kirurgjike, 5.380 maska FFP2/N95, 1.000 kominoshe për mbrojtje, 51.460 mantele kirurgjike dhe 2.934 përparëse mbrojtëse, 81 termometra klinikë me rreze infra të kuqe, të gjitha këto në mbështetje të reagimit ndaj pandemisë në Kosovë. Dhjetë përqind e këtyre furnizimeve janë dorëzuar në Spitalin në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë.

“Si partner kryesor në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, është vendimtare që Luksemburgu ta mbështesë Kosovën në luftën kundër pandemisë COVID-19. Kjo është vetëm njëra prej ndërhyrjeve të planifikuara dhe jemi krenarë që po punojmë me partnerin tonë të besueshëm UNICEF-in për të arritur tek ata që përndryshe nuk do të mund të kishin qasje në furnizime dhe shërbime që shpëtojnë jetë. ” – tha Natacha Gomes, Shefe e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut.

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin tha se “Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet dhe komunitetet në tërë Kosovën për t’i kapërcyer sfidat që janë paraqitur si pasojë e COVID-19. Ne e dimë se fëmijët dhe të rinjtë vuajnë në mënyrë disproporcionale nga COVID-19. Gjersa vazhdojmë të ofrojmë furnizime që shpëtojnë jetë përmes mbështetjes bujare të donatorëve tanë përfshirë këtu Qeverinë e Luksemburgut, ne do t’i përmirësojmë programet në mënyrë që çdo fëmijë dhe i ri të ndihmohet me planet e reagimit dhe rikuperimit ndaj COVID-19″.

Zëvendës Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Christopher Coleman, i cili ishte i pranishëm me rastin e arritjes së donacioneve të fundit, e përgëzoi UNICEF-in për sigurimin e pajisjeve jetike në këto rrethana sfiduese. “Kombet e Bashkuara qëndrojnë përkah popullit të Kosovës në betejën kolektive kundër pandemisë. Mos të harrojmë se ky virus është një kërcënim për të gjithë në Kosovë, pavarësisht përkatësisë etnike, besimit ose statusit të secilit. Nëse veprojmë së bashku dhe me solidaritet, mund ta kapërcejmë edhe këtë krizë”.

UNICEF-i vazhdon angazhimin e vet për të lidhur partneritet me akterët dhe për të ofruar mbështetje në terren për institucionet dhe komunitetet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori