LAJMI I FUNDIT:

Pulisic do dëshironte bashkimin e Messit me Chelsean

Pulisic do dëshironte bashkimin e Messit me Chelsean

Ylli amerikan i Chelseat, Christian Pulisic pranon se ai do të mirëpriste argjentinasin e Barcelonës, Lionel Messi, në klub.

Sulmuesi argjentinas është duke u lidhur me një largim shokues nga Barcelona këtë verë dhe shumë klube kanë shprehur tashmë interesim për të.


Amerikani i Chelseat, Pulisic do të dëshironte të kishte yllin botëror në Stamford Bridge këtë sezon.

Rooney: Ronaldon e kam mik, por Messi është lojtar më i mirë
Lexo po ashtu Rooney: Ronaldon e kam mik, por Messi është lojtar më i mirë

Kur u pyet se kënd dëshironte si shok i skuadrës, Pulisic u përgjigj në një intervistë në faqen zyrtare të klubit.

“Kjo është e vështirë. Dua të them që Figo ishte lojtari im i preferuar, por patjetër se nuk do të kisha menduar dy herë ta kisha Lionel Messin në ekipin tim”.

“A mund t’i zgjedh të dy?”, ka thënë ylli amerikan Pulisic.

Ai vazhdoi të pranojë se Figo ishte lojtari i parë që ai e shikoi si fëmijë i ri. /Telegrafi/