Për vitet e fundit, tifozët e futbollit kanë debatuar se kush është më i mirë: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.
Të dy super yjet kanë mbizotëruar futbollin botëror dhe të dy kanë pretendime të quhen si “Lojtari më i madh që ka luajtur ndonjëherë”.
Ata me siguri kanë qenë më të mirët në epokën e tyre, duke fituar një 11 Topa të Artë në 12 vitet e fundit.
Epo, një ish futbollist beson se bota e futbollit e ka krahasuar Messin me Ronaldon e gabuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Sipas ish sulmuesi italian, Christian Vieri, Ronaldo Luís Nazario de Lima ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo.
I pyetur për të bërë zgjedhjen e tij nga Daily Mail , Vieri tha: “Unë jam një mik i Ronnie dhe kam qenë me fat që luajta në sulm me të. Ai i kishte të gjitha. Ai ishte shpërthyes, i fuqishëm dhe i shpejtë. Ai dukej si balerin, dukej sikur kërcente me top”.
“Unë them që braziliani Ronaldo është më i mirë se Cristiano Ronaldo”.
“CR7 është një makinë lufte, është i admirueshëm për gjithçka që bën dhe për të gjitha gjërat që ai vazhdon të bëjë. Cristiano mund të luajë deri në 40 vjet”, ka thënë Vieri.
Ronaldo braziliani ka luajtur me klube si Cruzeiro, PSV, Barcelona, Inter, Real Madrid, AC Milan dhe Corinthians.
Ai ka fituar dy Topa të Artë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251