LAJMI I FUNDIT:

Filmohet coronavirusi duke u futur në një qelizë të njeriut të cilën më pas e infekton, pamjet janë publikuar nga hulumtuesit brazilianë

Filmohet coronavirusi duke u futur në një qelizë të njeriut të cilën më pas e infekton, pamjet janë publikuar nga hulumtuesit brazilianë

Gjatë një hulumtimi ku dëshironin të bindeshin dhe të shohin se si reagon virusi, shkencëtarët brazilianë e kanë filmuar me mikroskop elektronik momentin kur coronavirusi sulmon trupin e njeriut.

Ekspertët e Institutit Oswaldo Cruz (IOC/Fiocruz), që konsiderohet si qendra më e madhe hulumtuese në Amerikën Latine, kanë arritur të filmojnë momentin kur virusi SARS-CoV-2 infekton një qelizë të njeriut, transmeton Telegrafi.


Së pari shfaqen grimcat e coronavirusit në formë të pikave të zeza që ngjiten në qelizë dhe përpiqen të depërtojnë në membranën qelizore.

Më pas shihet se si coronavirusi depërton në qelizë dhe arrin deri te citoplazma, ku gjenden të gjitha materialet e nevojshme për jetën e qelizës, por edhe proteinat, vitaminat, acidet nukleike, aminoacidet, sheqernat, karbohidratet dhe acidet yndyrore etj.

Këto grimca të virusit depërtojnë më pas në qelizë dhe duken si pika të zeza në një rreth të bardhë. Këto grimca të SARS-CoV-2 më pas largohen nga brendësia e qelizës dhe lëvizin drejt një qelize tjetër të shëndetshme, duke vazhduar kështu ciklin e infeksionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori