Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për 1,000 testet për COVID-19, të pranuara nga Serbia.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo tregon se Kurti vepron mbi standarde të dyfishta dhe parimet e tij janë farsë.
Sipas tij, “kjo tregon se diskursi i tij [Kurtit] ndaj Serbisë ka qenë veç një strategji elektorale opozitare dhe asgjë më shumë”.
Postimi i plotë i Tahirit:
“Kur Aleksandër Vuçiq pat shkuar në Tiranë, për ndihma, menjëherë pas tërmetit, përgjigja e Vetëvendosjes ishte se Rama po ia mundësonte një krimineli të luftës të duket si bamirës!
Pranimin e 1000 testeve për COVID19, ndërkaq, Albin Kurti e quajti ‘veprim humanitar’ të Serbisë.
Kjo tregon se Kurti vepron mbi standarde të dyfishta dhe parimet e tij janë farsë. Për më keq, tregon se diskursi i tij ndaj Serbisë ka qenë veç një strategji elektorale opozitare dhe asgjë më shumë!
Vuçiq ia dha këto teste Kosovës pikërisht në ditët e eksodit, në përvjetorin e deportimit masiv të shqiptarëve nga Kosova. Në këtë përvjetor, në vend se të flitej për trashëgiminë e tij kriminale në Kosovë, bota e përgëzoi për veprimin e tij humanitar në Kosovë dhe mediat ndërkombëtare e portretuan atë si solidar. Pra, Albin Kurti ia mundësoi një ‘PR’ botëror, me pasoja të rënda politike për shtetin tonë, Presidentit të Serbisë.
Për edhe më keq se kaq, pas dërgimit të mjekëve serbë në komunat veriore, të cilat Kurti i braktisi plotësisht, kjo i ndihmoi Serbisë ta paraqesë Kosovën si një vend pa kapacitete për ta menaxhuar këtë situatë! Me fjalë të tjera, Albin Kurti që flet për nder, krenari dhe dinjitet, ia shtriu dorën Serbisë për ta mbuluar keqmenaxhimin e tij!
Presidenti i Malit të Zi i refuzoi ventilatorët e Serbisë dhe preferoi t’i marrë ato prej vendeve tjera, pikërisht për të mos rënë në këtë grackë politike dhe ideologjike të Vuçiçit.
Pra, para se ta shinhi këtë çështje si veprim humanitar i Serbisë ndaj Kosovës, shiheni si kontribut të madh politik të Albin Kurtit për t’ia përmirësuar imazhin ndërkombëtar Presidentit të Serbisë”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur – dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga nesër do të dalin rezultatet e lotarisë për viza emigrimi
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe