LAJMI I FUNDIT:

Fox News: Besohet se shpërthimi i COVID-19 filloi në laboratorin në Wuhan, si pjesë e përpjekjeve të Kinës për të garuar me SHBA-të

Fox News: Besohet se shpërthimi i COVID-19 filloi në laboratorin në Wuhan, si pjesë e përpjekjeve të Kinës për të garuar me SHBA-të

“Ka rritje të vazhdueshme të besimit se shpërthimi i COVID-19 ka të ngjarë të ketë origjinën në një laborator në Wuhan, megjithëse jo si një armë biologjike, por si pjesë e përpjekjes së Kinës për të demonstruar se përpjekjet e saj për të identifikuar dhe luftuar viruset janë të barabarta ose më të mëdha se aftësitë e Shteteve të Bashkuara”, kanë thënë burime të shumta që janë informuar mbi detajet e veprimeve të hershme nga qeveria e Kinës për Fox News.

Burimet besojnë se transmetimi fillestar i virusit – një lloj natyral që po studiohej atje dhe që “pacienti zero” punonte në laborator, ai doli dhe ia kaloi popullatës në Wuhan, shkruan Fox News.


Fox News ka kërkuar të shihen provat direkt dhe tashmë hetimi po vazhdon.

Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar për rrezikun nga laboratorët kinezë dhe testimin e coronavirusit të tyre
Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar për rrezikun nga laboratorët kinezë dhe testimin e coronavirusit të tyre

I pyetur nga Fox News, Donald Trump përmendi në konferencën për shtyp të mërkurën se, “Gjithnjë e më shumë po dëgjojmë historinë … ne po bëjmë një ekzaminim shumë të plotë të kësaj situate të tmerrshme që po flitet”.

Tregu në Wuhan fillimisht u identifikua si një pikë e mundshme e origjinës, por që kurrë nuk shiten lakuriqë, dhe Fox News ka thënë se fajësimi i tregut ishte një përpjekje e Kinës për të hequr fajin nga laboratori.

Zyrtarët e ambasadës amerikane paralajmëruan në janar të vitit 2018 për një lidhje me sigurinë e pamjaftueshme në laboratorin e Institutit të Virologjisë në Wuhan dhe e përcollën informacionin në lidhje me shkencëtarët që kryejnë kërkime të rrezikshme për coronavirusin nga lakuriqët, raportoi të martën Washington Post. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Si një fëmijë modern dhe një neandertal ndryshuan historinë njerëzore

Si një fëmijë modern dhe një neandertal ndryshuan historinë njerëzore

Botë
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori