Kanë filluar të mbushen vikend-shtëpizat, banesat në Ohër dhe fshatrat përreth, që janë në pronësi të banorëve të Shkupit apo qyteteve të tjera. Situata e këtillë nuk i përshtatet Shtabit lokal të krizës në Ohër, prej ku këto ditë kërkuan të mos lejohen mysafirë nga komunat tjera për shkak të festës së Pashkëve. Alsat vizitoi lagjet e afërta turistike Llagadin dhe Konjsko.
“Banorët e Ohrit nuk janë të tillë. Me siguri kanë frikë për shkak të situatës me virusin dhe supozoj që kjo është arsyeja, por nuk besoj që e kanë shprehi. Erdha me automjetin tim personal. Nuk mundja të qëndroj vetë për festa sepse familja ime është këtu…”
“Në pallatin ku jetoj, gjysma është me mysafirë nga Shkupi dhe Manastiri. Nëse shkojmë sipas logjikës së gjërave, mysafiri i caktuar do të vijë për shembull nesër më ora 16:00 dhe do të jetë në karantinë deri të martën. A është në karantinë në Shkup apo këtu, logjika është e njëjtë”.
“Miqve të mi u them të mos vijnë në Ohër, thjesht për shkaqe parandaluese. Apartamentet janë përplot sepse dikush u ka lejuar të mbushen…”
“Më shumë ka nga Shkupi, por edhe nga qytetet tjera, që mendoj se nuk është korrekte ndaj nesh vendasve. Ka shumë gjatë fundjavave. Më shpesh shihen nëpër plazhe, nëse kaloni më vonë. Ne s’mund të jetojmë pa shkupjanët. Ohri varet nga Shkupi, por kur të jetë koha e turizmit”.
Ekipi i Alsat takoi edhe mysafirë të huaj të cilët në Ohër kanë mbetur pas aplikimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Jam nga Islanda. Këtu jam nga 9 marsi. Planifikoja të qëndroj një javë, por më zuri gjendja e jashtëzakonshme dhe s’mundja të kthehem. Jam i martuar me maqedonase, erdhëm te gjyshja dhe gjyshi dhe nuk e di deri kur do të jetë kështu. Më vjen habi përse masat janë të shtrënguara kështu sepse në Islandë nuk është kështu”.
Shtabi lokal i krizës në Ohër kishte njoftuar se për 24 orë, është regjistruar hyrje e mbi 300 automjeteve në qytet me targa të komunave tjera dhe se nga ky numër përjashtohen automjetet që janë nga komunat e afërta. Por, nga SPB Ohër thonë se brenda një dite nuk ka pasur rritje enorme të numrit të automjeteve nga jashtë qytetit. Thonë se deri në ditët e festës do të kryejnë kontrolle intensive të të gjitha parqeve, vendeve për piknik, vendeve për rekreacion nëpër parqet dhe pyjet nacionale, lagjet për pushim dhe kishat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare