LAJMI I FUNDIT:

Po spiunonte për Rusinë, Ukraina arreston gjeneralin e shërbimit të sigurisë

Po spiunonte për Rusinë, Ukraina arreston gjeneralin e shërbimit të sigurisë

Ukraina tha se kishte arrestuar një gjeneral të shërbimit të sigurisë, Valery Shaitanov, me akuzat e tradhtisë dhe se po punonte për Rusinë si spiun.

Shërbimi i sigurisë SBU tha se Shaitanov më parë punonte si drejtues i operacioneve speciale, duke mos dhënë detaje në lidhje me rolin e tij aktual, shkruan Daily Sabah, përcjell Telegrafi.


Ai e përshkroi Shaitanovin si “agjent të Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse” dhe tha se kishte “prova të pamohueshme” se ai kishte planifikuar “akte terroriste” në Ukrainë në këmbim të 200,000 dollarëve dhe një pasaportë ruse.

SBU gjithashtu tha që Shaitanov furnizonte agjencitë ruse me informacione rreth operacioneve të SBU në rajonin lindor të Donbass të Ukrainës dhe rekrutonte të tjerë.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Kyiv kanë qenë të tensionuara që nga viti 2014 kur Rusia mbështeti një kryengritje separatiste që mbetet aktive në rajon dhe aneksoi Krimenë nga Ukraina. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori