LAJMI I FUNDIT:

Pas blerjes së artikujve ushqimorë dhe atyre sanitarë, amerikanët tani të fokusuar në ngjyrë për flokë dhe makina të rrojës

Pas blerjes së artikujve ushqimorë dhe atyre sanitarë, amerikanët tani të fokusuar në ngjyrë për flokë dhe makina të rrojës

Pas përhapjes së pandemisë së coronavirusit nëpër botë, qytetarët nga vende të ndryshme ia kishin mësyrë marketeve për të blerë artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe sanitarë, nga frika se mund të ketë mungesë të tyre, raporton Business Insider.

Mirëpo me kalimin e muajve kjo praktikë filloi të rrallohej, mirëpo së fundmi në SHBA qytetarët kanë filluar në masë të madhe të blejnë ngjyrë për flokë dhe pajisje të ndryshme për rroje, transmeton Telegrafi.


Muaj më parë në SHBA artikulli më i kërkuar ishte letra e tualetit, ndërsa tani diçka tjetër – ngjyra për flokë dhe makina për rroje.

“Njerëzit në mënyrë masive kanë filluar të blejnë ngjyrë për flokë dhe makina për rruajtjen e kokës dhe mjekrës”, ka deklaruar Doug McMillon, drejtori i përgjithshëm i zinxhirit më të madh të marketeve në SHBA, Walmart

Blerja masive e këtyre gjërave në SHBA vjen si rezultat i masave parandaluese në luftën kundër coronavirusit, ku qeveria ka mbyllur të gjitha lokalet që nuk konsiderohen si shumë të nevojshme për shoqërinë në këtë kohë – kështu edhe frizerët nuk po punojnë. /Telegrafi/