LAJMI I FUNDIT:

Klinë, vazhdon ndalimi i qarkullimit nga ora 17:00 deri në ora 06:00

Klinë, vazhdon ndalimi i qarkullimit nga ora 17:00 deri në ora 06:00

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, dje ka pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.

Ky vendim për Komunën e Klinës, vazhdon orarin e njëjtë të ndalim qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private nga ora 17:00 pasdite deri në ora 06:00 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.


Në njoftimin e bërë nga Komuna e Klinës thuhet se, kryetari Elezaj shpreh shqetësimin e tij në lidhje me rritjen e numrit të të diagnostifikuarve me virus dhe apelon të  qytetarët që të respektojnë këtë vendim për ndalim qarkullimi, ndërsa kohën e lejimit të lëvizjes të mos lëvizin pa nevojë.

Komuna e Klinës deri më tani ka katër raste të konfirmuara me virusin COVID-19.

“Pacientja zero, shtetasja italiane, e cila është konfirmuar si e shëruar dhe është kthyer ne Itali. Një rast nga karantina në Qendrën e Studentëve, i cili nuk ka pasur kontakt me persona të tjerë të komunës së Klinës. Dhe dy infermiere, njëra pjesë e stafit të Klinikës Infektive në QKUK, ndërsa rasti i fundit, qytetare e komunës së Klinës nga fshati Çabiq, infermiere në Spitalin Amerikan”, thuhet në njoftim.

Kryetari Elezaj sqaron se, menjëherë pas konfirmimit të rastit, komuna ka kontaktuar me familjen e të infektuarës, të cilët janë udhëzuar në vetizolim, ndërsa do të ju bëhen edhe testet. Po ashtu, ka filluar hulumtimi i kontakteve të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori