LAJMI I FUNDIT:

Barcelona interesohet për Comanin e Bayern Munichut

Barcelona interesohet për Comanin e Bayern Munichut

Raportohet se Barcelona po tenton të transferojë Kingsley Comanin nga Bayern Munichu në këtë verë.

23-vjeçari ka kohë që lidhet me një largim nga Bavarezët, pasi në këtë sezon nuk ka arritur të sigurojë vendin e titullarit në formacion.

Coman ka startuar në vetëm 11 ndeshje në këtë edicion, mirëpo ka luajtur standard në Ligën e Kampionëve.


Blaugranasit po tentojnë po ashtu të transferojnë edhe Lautaro Martinezin nga Interi dhe rikthimin e Neymarit nga Paris Saint-Germain.

Coman aktualisht ka kontratë deri në vitin 2023 me kampionin e Bundesligës, derisa Hansi Flick nuk dëshiron ta largojë atë dhe po i ofrojnë një marrëveshje të re.

Francezi thuhet se kushton 60 milionë euro dhe katalunasit mund të paguajnë atë shumë pa problem. /Telegrafi/