LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Pacientët vdesin rrugës për në spital

OBRM-PDUKM: Pacientët vdesin rrugës për në spital

OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thotë se “gjendja me coronavirusin eskalon”.

“Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve, ndërsa Qeveria ngushëllon opinion se kjo s’është më e keqja dhe se piku do të vijë së shpejti. Në vend që të menaxhojë mirë me situatën, qytetarët janë dëshmitarë për masat e vonuara. S’ka testime masive, as mbrojtje të personelit mjekësor, as kujdes për qytetarët me rrezik social”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, nga dita e parë kur u paraqit sëmundja në Maqedoni si parti kanë propozuar masa konkrete se si duhet të parandalohet përhapja e coronavirusit dhe ndihmesa në ekonomi.


“Më e keqja është që sipas organizatës ndërkombëtare FM Global, Maqedonia do të jetë ndër vendet e fundit që do ta rimarrë veten pas pandemisë. Nga 130 vende, Maqedonia është në fund në vendin e 100-të. Nga rajoni para neve janë Kroacia në vendin e 37-të, Serbia në vendin e 63, Bosnja 70”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se kjo është dëshmi që si parti e kanë paralajmëruar me javë ndërsa paaftësia i kushton shtrenjt Maqedonisë.

“Përderisa Qeveria e LSDM-së dhe ‘zëdhënësi’ i Ministrisë së Shëndetësisë, Venko Filipçe lavdërohen për sukseset e tyre duke ju bërë apel qytetarëve që të shërohen nga virusi corona nga shtëpia, pacientët vdesin rrugës për në spital. Nevojiten masa urgjente për shpëtimin e sistemit shëndetësor nga kolapsi, për shpëtimin e ekonomisë dhe shpëtimin e Maqedonisë”, shprehen nga kjo parti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Lajme
“Shërbimi me nder ndaj vendit tënd”, shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve

“Shërbimi me nder ndaj vendit tënd”, shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Gërvalla në Slloveni: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s'janë provokim

Gërvalla në Slloveni: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s'janë provokim

Lajme
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Lajme
Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej të ishte kazan i votave të Kurtit

Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej të ishte kazan i votave të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori