LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Nga 15 të infektuar me Covid-19 në Gjilan, tre prej tyre janë shëruar

Haziri: Nga 15 të infektuar me Covid-19 në Gjilan, tre prej tyre janë shëruar

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti i cili ishte i shoqëruar nga ministrat në detyrë, Emilija Rexhepi dhe Abren Vitia.

Pas këtij takimi, Haziri para medieve tha se falënderon kryeministrin në detyrë që ka ardhur në këto ditë të vështira me pa nga afër situatën.


“E njoftova kryeministrin për së afërmi për veprimet e ndërmarra në funksionalizimin e hapave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me parandalimin e sëmundjeve infektive.
I falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur në këto tri javë edhe kryeministrin, ministrin e Shëndetësisë dhe ministren e Pushtetit Lokal”, ka thënë Haizri, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se në këtë komunë janë tre persona të shëruar nga Covid-19.

“Në 15 rastet që i kemi menaxhua 3 i kemi të shëruar, rastet janë në rënie . Shpresoj që edhe këtë fazë kritike do ta kalojmë sa më shpejt”, ka thënë Haziri.

Ai theksoi se Gjilani e ka një problem që nga viti i kaluar e që është thatësia e ujit, duke pasur problem me furnizim me ujë të pijes.

“Gjilani e ka një problem nga viti kaluar që është thatësia e ujit, dhe e njoftova kryeministrin. Së bashku do ta tejkalojmë këtë situatë…Vullneti nuk ka me i munguar me na i zgjedh problemet”, tha Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori