Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “shteti është pranë kolapsit, me dhjetëra jetë shuhen për shkak se sistemi nuk arrin t’u ofrojë mbrojtje qytetarëve”.
“Punëtorët shëndetësorë për çdo ditë sakrifikojnë veten, duke rrezikuar edhe jetën e tyre pa mjete, ndërsa prioritet i qeverisë së Zaevit është shtypja e parave të reja me mbiemër që nuk u pranua në referendum. Bizneset tani po mbyllen, punëtorët mbeten në rrugë ndërsa prioritet i qeverisë së Zaevit është sigurim i parave ekstra për familjarët dhe partiakët në PSP të cilët ndihmuan dhe heshtën në zhvatje”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre gjendja me epideminë është alarmante dhe se Qeveria duhet menjëherë të fillojë të ndërmerr hapa.
“Qytetarët, shëndetësia dhe ekonomia s’kanë asnjë interes nga këto vendime qeveritare. Çdo ditë numri i të infektuarve rritet , por rritet edhe numri i të vdekurve. Çdo denar duhet të shkojë te menaxhimi i epidemisë, posaçërisht te pasojat që vijnë, për shkak se çdo jetë është e rëndësishme dhe çdo vend pune është i rëndësishëm. Më vjen keq që Filipçe u shndërrua në person me statistika që prezanton vetëm numra të zi. Ai duhet të kapë punën dhe ta organizojë sistemin shëndetësor. Për çdo ditë infektohen punëtorë shëndetësor të cilët janë të domosdoshëm në luftimin me coronavirusin”, shprehen nga kjo parti.
Nga OBRM-PDUKM shtojnë se shteti duhet t’i mbrojë punonjësit shëndetësor, të blihen pajsije mjekësore dhe të përgatiten objekte që do të jenë alternativë i spitaleve dhe më e rëndësishmja është që të fillohet testimi masiv, sipas rekomandimeve të OBSH-së.
“Duhet të kërkohet ndihmë humanitare shtesë nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe sa më shpejt të organizohet blerja e materialeve shëndetësore, doreza, maska për punonjësit shëndetësorë dhe qytetarët”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit