LAJMI I FUNDIT:

YouTube po punon në rivalin e TikTok të quajtur Shorts

YouTube po punon në rivalin e TikTok të quajtur Shorts

TikTik që shënoi shifrën e 41 milionë përdoruesve aktiv në baza ditore jashtë Kinës, së shpejti mund të ketë edhe një rival të fuqishëm.

Raportohet se YouTube është duke punuar në sistemin e ri të quajtur Shorts, që besohet të jetë rivali i TikTok, me video të shkurtra, transmeton Telegrafi.


Shorts do të jetë një format që do të funksionojë brenda YouTube, vetëm për aplikacionin në telefon dhe nuk është ndonjë produkt i pavarur.

Meqenëse kjo platformë kineze me video të shkurtra është popullarizuar shumë, YouTube është duke u angazhuar maksimalisht, që ta ketë edhe këtë formë të shpërndarjes së videove.

Derisa është qendra e transmetimit të shumë shtëpive diskografike dhe artistëve, YouTube dëshiron ta zgjeroj katalogun e ofertave edhe me këtë sistem shumë të pëlqyeshëm.

Kjo nuk është hera e parë, që TikTok po kopjohet nga platforma tjera, pasi ishte Facebook që provoi sistem i ngjashëm të quajtur Lasso.

Instagram dhe Snapchat po punojnë shumë në sistemin e videove të shkurtra, ndërsa Byte e lansuar para një viti nga Vine, ende nuk i ka arritur sukseset e duhura.

Në të njëjtën kohë, TikTok duket se është i pandalshëm, pasi në 12 muajt e fundit është shkarkuar 842 milionë herë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Vëllezërit

Vëllezërit

Teknologji
Kalo në kategori