Kanë filluar të pranohet porositë nga Motorola, për Moto G Power dhe Moto G Stylus, që janë mjaft të fuqishme, derisa nuk kanë çmime aq të larta.
Të dyja e kanë ekranin LCD me 6.4 inç, 4GB RAM dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 665, transmeton Telegrafi.
Dallimi kryesor është se Power u fokusua shumë te bateria masive me 5,000mAh, derisa te Stylus është një bateri më e lehtë që ka 4,000mAh, ndërsa memoria në të të parën është 128, kurse në tjetrën 64GB, vetëm se këto edhe mund të ndryshohen.
Në Moto G Stylus, kamera është më e fuqishme dhe ka kapacitet 48/16/2 megapixel, derisa kamera për selfie është 16 megapixel, kurse te Stylus është kamera me 16/8/2, ndërsa kamera për selfie mbetet e njëjtë.
Që të dy këta smartfonë, e kanë portën me 3.5 milimetra për vendosjen e kabllos për kufje, gjë që nuk e gjejmë në smartfonët e ri, ndërsa funksionojnë me sistemin operaiv Android.
Specifikat duket se janë shumë të pëlqyeshme, pasi që Moto G Power kushton 230 euro, ndërsa Moto G Stylus 275 euro.
Të interesuarit mund t’i porosisin që tani, ndërsa shpërndarja e tyre pritet të bëhet pas dy jave dhe do të dërgohet në shtëpi të blerësve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInfluencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1
Video-loja popullore Hades do të ketë një vazhdim vitin e ardhshëm
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Rusia bllokon qasjen në Facebook
Kryebashkiaku australian mund ta padisë ChatGPT-n për shpifje
Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit